Reperi i njohur shqiptar, Sin Boy ka përfunduar në spital pasi u dhunua brutalisht nga dy persona të maskuar në një sallon bukurie. Sin Boy ishte live në TikTok teksa po lyente flokët dhe u filmua i gjithë momenti i agresionit ndaj tij.
E motra e reperit në një intervistë për “Hello” është shprehur se i vëllai ka dhimbje koke dhe është i trullosur, ndërsa shtoi se e ëma po qëndron në spital me të.
“Shkuam në spital, se kisha frikë se kishte hematomë në kokë, është në spital. Është nëna ime tani atje, me të. I dhemb koka, është i trullosur. Unë kurrë nuk e kam përjetuar këtë më parë”, ka treguar motra e tij.
Më pas ajo ka përshkruar sulmin ndaj të vëllait.
“Ai ishte LIVE në TikTok, unë isha në oborr. Papritur, dëgjuam zhurma, gjërat që bien. Thotë një shoqja ime “hajde po e rrahin”. Hyra dhe shoh brenda dy burra me maska që shkuan drejt tij dhe e goditën me grusht. Ai u rrëzua dhe e goditën me shkelma. Fytyra e tij ishte skuqur. U ngrit i trullosur dhe vajzat e detyruan të ulej. I sollëm ujë, u përpoqa ta ndihmoja, shkuam edhe në një farmaci. Autorët ikën më vrap”, tha ajo.
View this post on Instagram