Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

ShowBizzz

Hajdutët hynë në shtëpinë e Morena Tarakut, marrin sende me vlerë 340 mijë €

Modelja dhe këngëtarja, Morena Taraku e cila prej vitesh jeton në Turqi ka rënë pre e grabitjes.

Vetë këngëtarja ka treguar në rrjetet sociale se hajdutët kanë hyrë në banesën e saj në rezidencën luksoze në Bomonti, Stamboll kur ajo nuk ishte aty. Persona ende të paidentifikuar kanë thyer me forcë dyert e banesës dhe kanë vjedhur kasafortën.

Kjo kasafortë sipas mediave turke përmbante disa nga paratë, bizhuteritë dhe diamantet me vlerë rreth 340 mijë euro (10 milionë lira).

Kur punonjësit e saj e kuptuan situatën shkuan menjëherë në komisariat, pasi Morena ndodhej jashtë Turqisë. Sapo është kthyer në Stamboll ajo ka bërë denoncimin dhe forcat e sigurisë nisën punën për kapjen e hajdutit.

Ekipet e policisë nisën të kontrollonin kamerat në hyrje dhe dalje të banesës

https://youtu.be/