Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hajnat vjedhin armë dhe stoli ari në një shtëpi, rasti po hetohet

Një person ka raportuar se persona të panjohur pasi ia kanë thyer shtëpinë i kanë vjedhur armë me 300 fishekë, tri armë gjuetie me 100 fishekë, stoli ari dhe bizhuteri.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 14:45, në Lipjan.

Tutje thuhet se lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se persona të panjohur pasi ia kanë thyer shtëpinë, ia kanë vjedhur një armë me 300-fishekë dhe tri armë gjuetie me 100-fishekë, stoli ari dhe bizhuteri, vlera e të cilave ende nuk dihet. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.