Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hajrizi: Sistemi arsimor në vend ka filluar të përmirësohet, por ka ende punë

 
   

Rektori i Kolegjit UBT, Edmond Hajrizi, për eo, ka deklaruar se sistemi arsimor në vend ka filluar të përmirësohet. Krahasuar me vitet paraprake, Hajrizi thotë se aktualisht Kosova qëndron më mirë.

Ndonëse thotë se Kosova çalon në gjetjet e reja teknologjike, Hajrizi kërkon më shumë bashkëpunim institucional e arsimor. Ai thotë se arsimimi duhet të jetë prioritet jo vetëm në aspektin politik por edhe në atë familjar. Krahas arsimit, punë të madhe kërkon edhe në shëndetësi.

Kosova kurrë s’ka qenë më mirë, në aspektin e edukimit, kurrë s’ka pasur metoda pedagogjike më të mira dhe staf se sa në këtë kohë, parimisht me krahasu me vitet periudhë tjera, Kosova është shumë më mirë se sa dikur, e tani do bëhet një krahasim me gjetjet e reja, si inteligjenca artificiale, vendosja e digjitalizimit pra jemi më mirë se përpara por jo aq sa të jemi konkurrues si vendet globale të cilat edukimin e kanë prioritet nacional por jo vetëm nga këndvështrimi politik por edhe nga familja e të gjithë dhe mendoj se edukimi dhe shëndetësia janë dy gjëra që duhet të punojmë më shumë sepse besoj që parakusht për një zhvillim të mirëfilltë ekziston dhe duhet ta shfrytëzojmë”, thotë Hajrizi.

Hajrizi tregon se dikur vetë ishte migrues por që tregon se mundësitë më të mëdha i kishte në Kosovë kur ishte rikthyer. Ai ndan edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë që duan të largohen nga vendi.

Unë jam për me i shty të rinjtë të lëvizin aty ku ata dëshirojnë, por duke qenë si individë që kam jetuar e studiuar jashtë, kam marr shtetësinë jam kthyer në vendin tim, dhe më përfitues e më mirë se në vendin tënd s’ka askund tjetër. Ne duhet me pas edhe mesazhe prej përvojave, historitë tona për t’u treguar atyre se vendi më i mirë me zhvillu e qëndrua është vendi yt. Ne kemi mbërri nivele tjera ku studentët mund të marrin të njëjtat njohuri e ndoshta edhe me më shumë teknologji se aty ku dëshirojnë me shku, e njohje diplomash se në vendet tjera”, u shpreh ai.

Ndonëse pohon se ka përmirësimin të sistemit arsimor në vend, rektori i UBT-së kërkon më shumë koordinim me institucionet përgjegjëse.

“… pra nëse i krahasojmë me gjendjet e aktuale e praktikave të mira zhvilluese, e shohim se Kosova ka ende për të bërë, nuk mund ta mohojmë se çdo vit ka një përmirësimi si me rregullativa, strategji e infrastruktura por ndoshta duhet të rritet shpejtësia e implementimit e ndoshta duhet të ketë një qasje që unë e mendoj si sistemore ku te gjitha palët ë interesimit, pra koordinimi për një vizion të përbashkët është ndoshta çelësi kryesor i zhvillimit se sa me trajtu se sa ndoshta këndvështrimi i ministrisë, shkollës, prindërit pra d.m.th të gjitha këto të bashkohen me një zë e vizion të qartë e kjo krijon një harmoni e kjo krijon ngritje të përformancës dhe mendoj që këtu rritet shpejtësia e cilësisë, mirëpo cilësia në edukim është një prej parakushteve të kuantiteteve të jetës së një prej gjërave që duhet të rritemi edhe më shumë dhe ta kemi prioritet të gjithë së bashku”, deklaroi ai.