Deputeti i Pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, e ka akuzuar ministrin e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për siç ka thënë ai, korrupsion të pastër.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po flitet për kontratat njëburimore, Abazi ka thënë se ministri Aliu e ka legalizuar krimin e mafisë ndërtimore me këto lloj të kontratave.
“Si në rastin e ligjit për legalizimin e ndërtesave pa leje, ku është korrupsion i lartë, e që për konsekuencë e për pasojë ka ngarkesën e të gjithë barrës financiare mbi qytetarin te ministria e zotit Liburn, që është i ulur këtu.
Është korrupsion i pastër, është korrupsion që legalizon kriminalitetin e mafisë ndërtimore në Kosovë për 20 vite”, është shprehur Abazi.