Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haki Abazi e lidh vizitën e Kurtit në Turqi me Kodin Civil, ja çka thotë

 
   

Kryeministri Albin Kurti tashmë është kthyer në Kosovë, nga një vizitë disaditore në Turqi.

Gjatë qëndrimit të tij në Turqi, Kurti ka realizuar disa takime të njëpasnjëshme.

E së fundi ai tregoi se ka takuar edhe shkrimtarin e njohur, Orhan Pamuk i cili e kishte ftuar për darkë.

E pas kësaj ka reaguar ish-bashkëpunëtori i Kurtit, Haki Abazi, i cili vizitën e Kurtit në Turqi e lidhi edhe me deputetët e VV-së të cilët janë duke e kundërshtuar krijimin e Projektkodit civil.

“Po vizita në Stamboll në Javën e Krenarisë në Kosovë është përpjekja personale e krijimit të koalicionit për kodin civil dhe kapërcimi me dredhi i ndikimit për votat që duhen me ngulm. Tani Greqia nuk kryen punë- duhet kthyer antenën drejt Turqisë”, tha Abazi.

Postimi i plotë:

Sa keq që Orhan Pamuk nuk është i vdekur, me shku te varri me ja bë dhuratë një tufë Lule nga Holanda në mes të Stambollit bashkë me një vajzë, të bijën e JNAs dhe me lexu nje parathënie të librit të tij “Muzeu i të pafajshmëve”,  inspiruar nga “Fali o zot se nuk e dijnë se çfarë po bëjnë”.

Po vizita në Stamboll në Javën e Krenarisë në Kosovë është përpjekja personale e krijimit të koalicionit për kodin civil dhe kapërcimi me dredhi i ndikimit për votat që duhen me ngulm. Tani Greqia nuk kryen punë- duhet kthyer antenën drejt Turqisë.

As LGBTQI as deputetët e përfaqësimit të besimtarëve musliman nuk janë më naivët për të besuar në përrallat e cirkut të një palaçoje që lulet e varrit i ka dëfrimin më të madh në karrierën e manipulimit komunist!

Edhe vajza 4 vjeç nga Gjakova ka mundur Te jetë një shkrimtare si Orhan Pamuk, por ajo u vra në duart e luleve të Holandës dhe për të nuk shkruan më asnjë njeri. Ajo është në pritje të luleve të freskëta nga Holanda!