Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haki Abazi flet me emra, ja kush ishte në dijeni për bisedat e Mimoza Kusarit me Simiqin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka deklaruar se është i bindur se kryeministri Albin Kurti dhe koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, kanë qenë në dijeni për bisedën e Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiq.

Abazi ka pohuar: “Jam i bindur absolutisht, e tha edhe Kurti sot që tha se ‘ne nuk varemi nga Lista Sërpska por kosovari e ka për detyrë të krijojë më shumë vota përfshirë edhe këto të Listës Sërpska’. Që do të thotë në një formë ose tjetër qenkemi të varur.”

Po ashtu, Abazi ka deklaruar se hapja e “Kutisë së Pendores” për keqmenaxhimin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes është bërë para një viti e gjysmë, në momentin kur ai filloi të dalë në konferenca për shtyp dhe kërkonte dorëheqjen e Mimoza Kusari-Lilës dhe largimin e saj.

Ai ka akuzuar se në dy vitet e fundit ka pasur keqmenaxhim të sistematizuar dhe manipulim të Grupit Parlamentar të LVV-së në mënyrë më të poshtër të mundshme.

Ai gjithashtu ka theksuar se kjo gjë evidentohet qartë nga audio-incizimet.

“Hapja e kutisë së pendores për keqmenaxhimin e Grupit Parlamentar të VV-së është bërë para një viti e gjysmë kur kam filluar me dalë në konferencë për shtyp edhe kam kërkuar dorëheqjen e Mimoza Kusari – Lila dhe largimin e saj. Për brenda dy viteve në mënyrë sistematike është keqmenaxhu edhe është manipulu në mënyrë më të poshtër të mundshme Grupi Parlamentar të LVV-së, nga audio-incizimet shihet qartë kjo gjë”, ka deklaruar ai