Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Halimi e LDK-së: Derisa kryeministri ligjëron për liderin vetëflijues, 24 minatorë gjenden në emergjencë

 
   

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka folur për mosreagimin e Kryeministrit, Albin Kurti ndaj grevës së minatorëve të Trepçës.

“Derisa kryeministri ligjëron për lidershipin dhe liderin vetëflijues, 24 minatorë gjenden në emergjencë, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe ky lider në realitet nuk po shfaqet në horizont?!” – ka shkruar Halimi në Facebook.

Me këtë fjali, Halimi i është referuar atyre që Kurti sot ka thënë për cilësitë fundamentale të liderit që e definojnë një lider të mirë dhe të madh.

Derisa kryeministri ligjëron per lidershipin dhe liderin vetflijues, 24 minatorë gjenden në emergjencë, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe ky lider në realitet nuk po shfaqet në horizont?!

Ata janë në grevë që pesë ditë, të braktisur e të përbuzur nga institucionet shtetërore.

Kërkesat për mirëqenie e dinjitet gjithmonë dhe gjithkund janë të drejta!”, ka shkruar Halimi.