Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Halimi: Kurti duhet të reflektojë sepse liria dhe siguria jonë varen nga SHBA-ja, NATO e BE-ja

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka përkujtuar 24 vjetorin e çlirimit të Prishtinës, ku me këtë rast ka folur edhe për situatën politike në vend.

Halimi ka thënë se tash në këtë kohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të reflektoj sepse siguria e vendit varet nga marrëdhëniet me SHBA, NATO e BE-në.

“Ndaj, kur vendi sot ndodhet në situatën më të brisht të lëkundjes së këtij raporti, Kryeministri Albin Kurti duhet të reflektojë sepse liria dhe siguria jonë varen nga aleancat dhe partneritet tona me ShBA dhe BE e NATO.” – ka shkruar ajo.

Më tej, Halimi thekson se “asnjë politikani nuk i lejohet që të instrumentalizojë qytetarët për efekte të politikave ditore, ose në shërbim të ideologjisë së majtë, duke nxitur shpërfillje ndaj Perëndimit.”

Reagimi i saj:

Ditët si kjo, 24 vjetori i çlirimit të Prishtinës, na sjellin në kujtesë të gjithë të rënët për liri e paqe.

Të jemi mirënjohës për miqtë tanë që besuam në jetësimin e ëndrrës sonë, pavarësinë.

Ndaj, kur vendi sot ndodhet në situatën më të brisht të lëkundjes së këtij raporti, Kryeministri Albin Kurti duhet të reflektojë sepse liria dhe siguria jonë varen nga aleancat dhe partneritet tona me ShBA dhe BE e NATO.

Asnjë politikani nuk i lejohet që të instrumentalizojë qytetarët për efekte të politikave ditore, ose në shërbim të ideologjisë së majtë, duke nxitur shpërfillje ndaj Perëndimit.

Urime Prishtinë!