Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Halimi: LDK-ja ka kontribuar që Osmani të jetë aty ku është, ajo duhet pavarësuar nga Kurti

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi tha se presidentja Vjosa Osmani nuk po tregohet në lartësinë e duhur që kërkon posti lidhur me situatën e krizës në Veri.

Halimi u shpreh se Osman duhet të jetë më e zëshme dhe të marrë përgjegjësitë e saj, duke filluar nga distancimi nga kryeministri Kurti.

“LDK-ja ka kontribuar dhe me votën e saj presidentja është zgjedhur aty ku është, ne po kërkojmë tani që ajo të marrë përgjegjësi të jetë më e zëshme sa i përket krizave. Nuk është në nivelin e duhur heshtja e saj për situatën që është në një linjë me Kurtin dhe kjo nuk duhet të ndodhë për shkak të mandatin.

Duhet të japë zgjidhje konkrete duke u pavarësuar nga Kurti. Se mandati i presidentes së Kosovës është shumë shumë i rëndësishëm. Nuk duhet të lejonte përjashtimin e ushtrisë sonë nga një iniciativë aq e rëndësishme për të cilën është kontribuar prej 2 vjetësh. Ne kemi kërkuar që presidentja të jetë më e zëshme dhe më guximshme sa i përket krizës” , tha Halimi.