Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, deklaron se e pëlqen më shumë shkarkimin e kryeministrit Albin Kurti ose ia dëshiron më shumë dorëheqjen e tij.
‘’Këto dy të fundit ishin kanë me të lezetshme, por ai nuk jep dorëheqje sepse s’ka dhënë dorëheqje asnjë kryeministër dhe ai dëshiron shumë me shkuar në variantin e marrëveshjes politike. Me mirë kishte qenë me shkarkuar Kurtin’’, thotë ai.
Ai thotë se nuk e pëlqen datën 7 korrik si datë të zgjedhjeve edhe pse është propozuar nga partia e tij, PDK.
‘’7 korriku korrespondon me ditën e kryengritjes së Serbisë dhe nuk më pëlqen si datë dhe me 30 qershor varet si merren vesh partitë, nëse ka marrëveshje atëherë data caktohet nga Presidentja e vendit’’, potencon ai.
Ai thotë se me qenë fer kryeministrit Kurti do të kërkonte mocion për shkarkimin e tij.
‘’Me qenë ai fer kishte me kërkuar mocioni mosbesimi për të dhe Qeverinë e tij për shkarkim, në qoftë se votëbesohet në Kuvend kjo është demokraci, nëse nuk do të ishte votuar në Kuvend, mandati i tij vazhdon’’, thotë ai.
Ndërkaq, Haliti deklaron se pavarësisht kësaj, për të është në rregull kur do që caktohet data e zgjedhejve.
‘’Për mua kur do që merren vesh partitë, është në rregull’’, deklaron ai.
I pyetur se a do të jetë prap kandidat për deputet, Haliti shprehet se momentalisht nuk e di ende.
‘’Nuk e di, akoma nuk kam menduar nëse do të jem prap kandidat për deputet’’, përfundon Haliti.