Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haliti: Pas deklaratës që dha Bislimi, kush i beson më në Bruksel?

 
   

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se Policia e Kosovës është mbështetur ndërkombëtarisht për aksionin në Banjska.

Ai në emisionin “Ditari”, duke u bazuar në deklaratën e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi të dhënë dy ditë më parë, tha se askush në BE-në i beson më.

Tutje, ai tha se raporti për sulmin në Banjskë duhet të përgatitët në bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in.

“Unë mendojë që ndërkombëtarisht Policia e Kosovës është mbështetur publikisht për aksionin që e ka kryer në Basnjkë. Këshillat që ia ka dhënë EULEX-i a kush ka qenë atje kanë qenë të mirëseardhura dhe pres që raporti për sulmin në Basnjska të përgatitët. Nuk e di kush është duke e përgatitur…Kush i beson raportit të z.Bislimit kur i thotë ato deklarata që i ka thënë dje. Çfarë raporti i Bislimit. Raportin duhet të bëhet në bashkëpunim me EULEX-in dhe duhet ta bëjë KFOR-i. Raporti nuk bëhet i njëanshëm, raporti bëhet duke analizuar të dy anët e medaljes…”, ka deklaruar ai.

Ai tha se Bislimi nuk është dashur që të dërgojë raportin pa u debatuar për të në Kuvend.

Ndryshe, Bislimi gjatë një interviste ka thënë se gjatë takimeve me ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, kanë thënë që u kanë kërkuar të mos i detyrojnë ta eskalojnë situatën prapë.

“Ne kemi thënë, masat për deeskalim duhet të hiqen për shkak të deeskalimit, mos na detyroni ta eskalojmë situatën për t’iu treguar që e deeskalojmë prapë. Situata në veri ka deeskaluar, tregon që masat që janë vendosur për këtë nuk e kanë më bazën e tyre, rrjedhimisht është e palogjikshme të futen”, ka deklaruar Bislimi.