Shpetim Haliti, nga Partia për Veprim Demokratik në Luginën e Preshevës, ka thënë se deklarata e tij se Qeveria e Kosovës nuk do të përkrahë Luginën e Preshevës, nëse Ardita Sinani kandidate për kryetare të Preshevës nga kjo pari nuk fiton është shtrembëruar.
Ai ka thënë se kjo është bërë qëllimshëm, duke sqaruar se ai ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk do të ndihmojë paritë që bashkëpunojnë me Vuçiqin dhe një gjë i tillë sipas tij nuk duhet të ndodhë.
“Unë kam thënë se në rastin më të keq nëse ish-pushteti i kaluar vjen në pushtet që nuk ka mundësi të ndodhë kamë thënë se Qeveria e Kosovës nuk do t’i ndihmojë bazuar në faktin se në vitin 2022 dhe 2023 ati i pushteti Qeveria e Kosovës nuk ja ka ndarë ato mjete për të vetmin fakt se dy paritë që ishin në pushtet janë bashkëpunëtor të afër të parisë së Alekasander Vuçiqit”, ka thënë Haliti.
Ai ka akuzuar se pushteti i kaluar ka keqpërdorë mjetet e ndara nga Qeveria e Kosovës.
Haliti ka përmendur edhe investimin nga Qeveria Haradinaj në vlerë prej 112 mijë euro për një park në Luginën e Preshevës, i cili ka thënë se nuk ekziston në asnjë vend.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka mbështetur Luginën e Preshevës edhe në të kaluarën, por sipas tij, asnjë si Qeveria aktuale e drejtuar nga Kurti.
I pyetur për ndihëm nga Qeveria e Shqipërisë, ka thënë se kanë mundur të bëjnë më shumë, por është shprehur se rëndësishme është që kanë raportet korrekte me qeverinë shqiptare
“ Nuk është mbështetja e njëjtë siç e bënë Qeveria e Kosovës. Besoj që kanë pasur mundësi të bëjnë më shumë, por e rëndësishme që ne kemi raporte korrekte”, ka thënë ai.
Sa i përket zgjedhjeve për kryetar të Preshevës dhe Bujanocit, ai ka thënë se më 2 maj Partia për Veprim Demokratik do të dalë fituese në dy komunat
Del fituese mbi 40% do të fitojmë të dielën e 2 qershorit në Preshevë por edhe në Bujanoc.