Shaip Himaj qytetari nga fshati Gexhë në Komunë e Rahovecit i ka gjetur dje 10 mijë euro, të cilat më pas i ka dorëzuar në polici.
Himaj ka treguar detajet se si i ka gjetur të hollat në vendin e ngjarjes dhe se kujt i kishin humbur.
Një çiftit që i kishin rënë parat ishin të rinjë dhe mërgimtarë.
“Unë i gjeta të hollat dhe një qantë pa emër dhe nuk kisha ka të drejtohem, kur pash që çifti mërgimtarë te humbur ishin duke i kërkuar parat. Ju thash unë i kam gjetë , të hutuar nuk besonin, gruaja kishte humb krejt”, tha Himaj duke shtuar se ata edhe pse janë nga një fshat i vogël por e kanë zemrën e madhe./Indeksonline