Hamasi ka kërcënuar në mënyrë specifike se do të sulmojë qytetin izraelit të Ashkelon në përgjigje të sulmeve të Izraelit në Gaza.
Në një postim në Telegram, Hamasi tha se banorët e qytetit, në veri të Rripit të Gazës, kanë kohë deri në orën 17:00 me orën lokale për t’u larguar.
Më shumë se 4,500 raketa janë lëshuar tashmë nga Gaza në Izrael që nga e shtuna, thotë ushtria izraelite.
Lajmi është raportuar nga BBC.