Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hamasi liron 8 pengjet e parapara me marrëveshje, Izraeli shtyn lirimin e të burgosurve palestinezë

Përderisa Hamasi ka liruar 8 pengjet të cilat ishin në marrëveshje për t’u liruar në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit,  kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz, kanë konfirmuar  urdhërin për shtyrjen e lirimit të 110 të burgosurve palestinezë, të cilët ishin paraparë të liroheshin në shkëmbim të këtyre pengjeve.

Suspendimi i lirimit të tyre kanë deklaruar se vjen pas skenave kaotike në Khan Younis më herët, gjatë transferimit të shtatë pengjeve, raporton BBC.


Reklamë

Zyra e Netanyahut thotë se vonesa do të jetë në fuqi “derisa të garantohet dalja e sigurt e pengjeve tanë në ditët e ardhshme. Izraeli po kërkon që ndërmjetësit ta arrijnë këtë.”

Në ndëkohë, agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se autobusët që po bartnin të burgosurit palestinezë që ishin paraparë të liroheshin  janë urdhëruar të kthehen mbrapa.