Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hamasi thotë se do të lirojë më shumë pengje të huaj në ditët në vijim

Grupi militant palestinez u ka thënë ndërmjetësuesve se do të lirojë një numër pengje të huaj.

Abu Ubaida, zëdhënësi i krahut të armatosur të grupit, e konfirmoi këtë në një video në Telegram sot, raporton SKynews.

Më shumë se 230 njerëz u morën peng pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor, sipas Izraelit.

Katër persona janë liruar deri më tani, megjithëse përpjekjet për të siguruar më shumë duket se janë pezulluar pas fillimit të operacionit tokësor.