
Një zyrtar i Hamasit ka thënë se vonesa e Izraelit në lirimin e rreth 600 të burgosurve palestinezë është një “shkelje serioze” e marrëveshjes së armëpushimit të Gazës dhe bisedimet për një fazë të dytë të marrëveshjes nuk janë të mundshme derisa ata të kthehen, raporton AP.
Si pjesë e marrëveshjes, Izraeli duhej të lironte të burgosurit fundjavën e kaluar pasi Hamasi liroi pengjet për të cilat ishin marr vesh .
Por Izraeli e vonoi lirimin me arsyetimin e trajtimit të keq të pengjeve , të cilët parakaluan para turmave .
Në një deklaratë me shkrim të martën, Bassem Naim, një zyrtar i lartë i Hamasit, tha se grupi ju kishte “përmbajtur plotësisht të gjitha dispozitave të marrëveshjeve” dhe se vonesa e Izraelit “e vendos marrëveshjen në rrezik kolapsi, duke çuar potencialisht në një rifillim të luftës”.