Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hamiti për draft-statutin e Ramës: Është rezultat i papërgjegjësisë së Qeverisë së Kosovës

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka komentuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të cilin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka prezantuar presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Sipas tij, ky propozim është si rezultat i papërgjegjësisë së Qeverisë së Kosovës, duke shtuar se nëse Shqipëria sa i përket draft-statutit nuk është koordinuar me Qeverinë e Kosovës është gabim.

“Nëse Shqipëria e ka bërë pakoordinim me Qeverinë e Kosovës nuk ka bërë mirë. Ne e kemi një qeveri të Kosovës që ka mandat popullor dhe e ka për detyrë të kryej punë t e veta edhe në politikën e jashtëm dhe në dialog. Nëse është një qeveri e papërgjegjshmëri atëherë krijohen situata kur hyn edhe propozimet e tjera.

Po të ishte aktive, do të ulej me miqtë tanë për zbatimin të marrëveshje mbi bazë të vendim të Gjykatës Kushtetuese, duke pasur parasysh Kushtetutën e Kosovës, pa lejuar fuqi ekzekutive, sigurisht këtë duhet ta bëjë Qeveria e Kosovës”, ka shtar Hamiti.