Profesori universitar, Muhamet Hamiti ka folur rreth mosanëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Lidhur me këtë, Hamiti fajtore e la vetëm qeverinë.
Ndër të tjera profesori e quan qeverinë e tanishme, si një qeveri të dështuar.
“Kjo qeveri e dështuar se ka të vetmin dështim, ky është më i riu dhe i madh”, tha Hamiti në Info Magazine.
“Kjo qeveri thoshte, se si ishin gëzuar vet që e kishin marr pushtetin, ishte gëzuar edhe bota, dhe me ardhjen e tyre, Kosova do t’i kishte punët më mirë me botën. Kosova sot i ka punët më keq me botën, në vend që t’i afrohet botës, po izolohet. Kosova është nën sanksione ndërkombëtare tash e një vit, Kosova ka humbur 400 milionë euro projekte nga BE-ja deri më sot, dhe kjo do të vazhdojë siç po shihet, pasi nuk as një paralajmërim për heqjen e sanksioneve, u bën një vit me sanksione për fajin e kësaj qeverie”.
Po ashtu ai tha se faji i qeverisë është për shkakun se nuk po arrin t’i bind as partnerët historik të Kosovës lidhur me drejtësinë e kauzës së saj.
“Kosova i ka përmbushur kriteret, dhe ne do të donim të hynim sot, dhe e besoj se të gjithë, si qeveria, si partitë opozitare, si shoqëria civile do t’i gëzoheshin anëtarësimit të Kosovës sot. Sot do të kishim festë por nuk e kemi, në radhë të parë për fajin e kësaj qeverie e cila nuk po ia del t’i bindë as përkrahësit e historik të Kosovës për drejtësinë e kauzës së vet”.