Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hamza i PDK-së sot shpalos programin e tij qeverisës

 
   

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, sot do ta mbajë Konventën e kësaj partie në Pallatin e Rinisë në Prishtinë nga ora 18:00.

Ai aty pritet të shpalos programin e tij qeverisës për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt.

Fillimisht kjo Konventë ishte thënë se do të mbahej nga ora 17:00, por që pastaj ndryshoi orari.

Hamza ka thënë se që nga nominimi i tij për kryeministër ka takuar qindra e mijëra qytetarë nëpër lagje, fshatra e qytete të Kosovës, me e pa dallime politike, ku sipas tij, përmes punëtorive dhe forumeve të ndryshme, ka dëgjuar dhe ka marrë ide nga ta për programin qeverisës.

“Deri më tani kemi përmbyllur kapituj shumë të rëndësishëm të historisë sonë, atë të lirisë, pavarësisë, demokracisë e shtetndërtimit. Së bashku do ta përmbyllim edhe kapitullin e zhvillimit të Kosovës. Ju ftoj të gjithëve, përtej dallimeve politike, që ta bëjmë këtë rrugëtim së bashku”, ka shkruar Hamza.

Ai ka thënë se Konventa e Partisë Demokratike është konventa e të gjithë njerëzve vullnetmirë që janë të gatshëm të angazhohen dhe të punojnë për një Kosovë më të mirë.