Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka kujtuar ish-ambasadoren amerikane, Tina Kaidanow, e cila vdiq dje.
“I pikëlluar për vdekjen e parakohshme të ambasadores Tina Kaidanow”, ka shkruar Hamza në X.
Ai ka kujtuar kohën kur së bashku kanë punuar me ambasadoren Kaidanow për, siç tha, të krijuar infrastrukturën financiare të shtetit të ri të Kosovës.
“Ne punuam së bashku për të ndërtuar shtyllën kurrizore financiare, energjetike, ekonomike të Kosovës, në mënyrë që vendi ynë të jetë i besueshëm për qytetarët tanë dhe të zhvillohet si aleat i Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Hamza.
Në fund Hazma ka shkruar se gjithmonë do ta kujtojë ambasadoren Kaidanow, e cila do t’i mungojë jo vetëm familjes, por edhe popullit amerikan dhe të Kosovës.