
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës për nder të festës së Kurban Bajramit.
Hamza u prit nga kryeu i BIK-ut, Naim Tërnava, dhe pjesëtarë të tjerë.
Pas takimit para mediave, kryetari i Mitrovicës, uroi festën për të gjithë besimtarët myslimanë.
“Ju uroj shëndet, begati dhe të gjitha të mirat në familjet e juaja. Është një festë që simbolizon solidaritetin dhe sakrificën”.
“Urojmë të ketë paqe dhe harmoni”, ka thënë Hamza.