Sot 12 minatorë janë lënduar në minierën e Trepçës, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shkuar për vizitë tek të lënduarit në spital.
Hamza tha se minatorët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.
Tutje, kryetari Hamza tha se institucionet komunale janë në gatishmëri për ndihmë.
Reagimi i plotë i Hamzës:
Të dashur qytetarë,
Me shumë shqetësim pranova lajmin për lëndimin e 12 minatorëve në Minierën e Trepçës.
Sot vizitova minatorët e lënduar, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë.
Ne do të jemi afër tyre dhe instuticionet komunale janë në gatishmëri për ndihmë!
Uroj shërim të shpejtë!