Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hapen degë dhe bankomate për serbët në veri/ Eksperti i sigurisë: Këto janë tri pika që Serbia u detyra t’i pranonte

 
   

Banka Postare e Kursimeve e Serbisë ka ngritur disa degë mobile të improvizuara në afërsi të katër pikave kufitare me Kosovën: Jarinje, Bërnjakë, Konçul dhe Merdar.

Pas kësaj ka reaguar ekspreti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai ka thënë se Serbia në këtë rast po e sfidon vetveten, madje duke u detyruar që edhe ta pranojë sovranitetin e Kosovës.

Sipas tij, në foto e publikuar janë tre pika që dëshmon se Serbia i ka kuptuar.

Postimi i plotë:

Pra Serbia po sfidon vetveten 🙂🙃!

Populli thotë: Kur nuk ke çfarë të bësh, shko dhe luaje deren !

Pra, Beogradi ka mbetur dëshmitar i një loje të vetvetes duke u përpjekur të përçojë ndikim brenda sovranitetit të Kosovës dhe që u detyrua të pranonte atë pra :

a. Sovraniteti i Kosovës

b. Integriteti i Kosovës

c. Institucionet e Kosovës

Janë tani tri pika që Serbia me kete foto po na dëshmon që i ka kuptuar .