Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hapet konkursi për 56 zjarrfikës të rinj, kërkohet përmirësim i kushteve

 
   

Zjarrfikësve të Kosovës së shpejti pritet të i bashkohen edhe 56 kolegë të rinj.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka hapur konkurs që nga fundi i muajit nëntor.

Sipas këtij konkursi më së shumti zjarrfikës do ti shtohen Prishtinës, ku 30 punonjës të Shërbimit për zjarrfikës dhe shpëtim pritet ti bashkohen kryeqytetit.

Kurse Gjilanit, Klinës dhe Dragashit pritet të shtohen vetëm nga një zjarrfikës.

E ky konkurs është mirëpritur nga komandant i zjarrfikësve për rajonin e Prishtinës.

“Tashmë është hapur konkurs për 30 pozita të lira të shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit në Prishtinë të cilin kisha me falendëru drejtorin AME, Genc Metaj, që me të marrë detyrën e ka marre me seriozitet këtë punë.  Unë po shpresoj shumë që duhet të aplikojnë sidomos ato nënën moshën 30 vjecare se janë shumë të kufizuar dhe nuk ka shumë kritere që lypen në konkurs por duke parë edhe misionin e këtij shërbimit ruajtjen e pasurisë unë besoj që kam pas interesim të të rinjve për me dhënë maksimumin e tyre”, tha komandanti i zjarrfikësve për rajonin e Prishtinës, Mal Gashi.

E  ish-kolegu i tyre i cili tashmë është pensionuar, pret që të përmirësohen kushtet e këtyre punonjësve.

“Ende zjarrfikësit janë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, a faktikisht edhe investimet i marrin prej komunës, pra dmth nuk e dinë se kujt i përkasin. Numri është i vogël, 1500 banorë duhet të jetë një zjarrfikës. Çdo rast çdo fatkeqësi, zjarrfikësit janë, në rënd të parë janë FSK kurse në të dytin janë zjarrfikësit. Unë sa kam qenë pjesë kanë qenë të interesuar shumë zjarrfikës, për shembull për dy ditë kanë qenë 50 kërkesa”, tha ish-komandanti i zjarrfikësve për rajonin e Prishtinës, Latif Zeka.

Konkursi është hapur nga 21 nëntori dhe do të zgjasë deri me 21 dhjetor të këtij viti.