Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hapet ‘Kutia e Pandorës’/ Si nisi sherri Martinaj-Duka që la pas viktima?

Ditën e djeshme në Gjykatën e Posaçme u zhvillua gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos, ish-policit, që njihej si “ushtari” i Ervis Martinajt. Pas Blendi Tetës, Ilir Selmani, i dënuar me 28 vite burg si pjesëmarrës në vrasjen e Santiago Malkos, ishte dëshmitari i radhës që u pyet në procesin ndaj Leonard Dukës, Erlis Dukës e të tjerë, të akuzuar për të njëjtën ngjarje.

Selmani këmbënguli në pafajësinë e tij, duke pretenduar se ishte dënuar me prova të manipuluara nga zyrtarë të policisë. Sipas tij, janë paguar 500 mijë euro për të dëmtuar vëllezërit Duka. Ai tha në seancë se nuk ka lidhje me vrasjen e Malkos.

“Më keni dënuar me deklarimet e tij. E kam takuar në burgun “313” kur ishte tranzit. Më tha që e ka marrë peng Ervis Martinaj. I kanë thënë se do të të murosim. Ervis Martinajn e njoh se ka patur kompani të përbashkët llotosh me vëllezërit Duka.

Arsyeja e përplasjes mes Dukajve e Martinajt ishte se ky i fundit donte t`i merrte biznesin. Po bëj burg kot, jemi të pafajshme unë dhe shokët e mi. Prokurori ka bërë hetime të arnuara” ka thënë ndër të tjera i dënuari.