Gazetari Adriatik Kelmendi ka ironizua me premtimin e kryeministrit Albin Kurti për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Në kohen kur po flitet me hapjen e lumit Ibër, Kelmendi ka thënë se kjo çështje është shumë e vogël në krahaism me atë që ka premtuar Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pritjet janë që kufiri i Morinës të zhvendoset në Merdare.
“S’di kush po merret me këso imtësira si hapja e urës! Pritjet janë se cilën ditë do të merret kufiri në Morinë dhe të vendoset në Merdare”, ka shkruar Kelmendi.