Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Happy Cackes Anisa” me tortat më speciale e të freskëta në Luzern të Zvicrës

Femrat shqiptare janë të zonjat, dinë, duan dhe ja dalin. Kuzhina e gatimet janë pikë e fortë për shumë gra, e njëjtë edhe për Gone Qufaj, mjeshtren e tortave, e cila njihet për tortat fantastike që i përgatit për klientët e saj të shumtë që nga viti 2021.

Gone Qufaj është nga qyteti Pejës, por që është rritur dhe jeton në Hochdorf të Luzernit. Ajo, është bashkëshorte dhe nënë e lumtur e pesë fëmijëve, tri vajzave dhe dy djemve dhe njëkohësisht nuk ndalet së bëri më të mirën në biznesin e saj “Happy Cakes Anisa”.

No description available.

Gonja na tregon se përgatitja e tortave e bënë të lumtur, andaj edhe vendosi që emrin e firmës ta lë “Happy Cake Anisa”. Pra, në emër të lumturisë dhe vajzës së saj të tretë, për të cilën thotë se ka karakter të fortë e të veçantë.

No description available.

“Gjithmonë kam përgatitur me shumë qejf ëmbëlsira të ndryshme e receta mjaftë sfiduese. Fillimisht për raste familjare, për ditëlindjet e fëmijëve, etj. Ishte vëllai ai që më sugjeroj të nisja të punoja me porosi dhe mua më pëlqej si ide. Shoqja ime më inkurajoj të hapë një faqe në Instagram dhe kështu nisën porositë. Sot kam mjaftë punë dhe jam e kënaqur njëjtë si unë, ashtu edhe klientët, që porosisin torta për ditëlindje, fejesa, martesa, kurorëzime, syneti, për haxh dhe për hatme”.

No description available.

No description available.

Tortat e “Happy Cakes Anisa” janë gjithmonë të freskëta dhe të bëra me produktet më cilësore. Nuk janë vetëm të bukura për tu parë, por edhe shumë të shijshme, unike e speciale.

Tortat mund të porositen në këtë faqe në Instagram.

No description available.