Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, ndër tjera, duke thënë se është nën sanksione të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Gropat e zeza buxhetore dhe “arritjet historike” të Qeverisë”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Postimi i Haradinajt:
Kosova është nën sanksione të BE dhe SHBA dhe kjo është e paparë dhe historike. Dëmi deri tash, rreth 300 milionë euro, pra gropë e madhe e buxhetit dhe bajagi historike.
– Albini e ka implementuar marrëveshjen e 2013-tës për stickersa, targa të veturave dhe sot paska thënë edhe marrëveshjen për energji dhe kjo është historike.
– E ka marrë statusin e “Veteranit Luftëtar” pa e veshur kurrë uniformën e UÇK dhe pa prekur kurrë armë me dorë, siç e parasheh ligji. Kjo s’ka qenë e lehtë, por është historike përnjëmend edhe goxha njëfarë grope.
– Mbi 250 milionë tenderë njëburimorë (vrima të lavdishme buxhetore) për dosta e miq, janë historike por aspak për të mirë dhe organet e drejtësisë heret a vonë do të kenë shumë punë.
– Asnjë njohje për 4 vjet qeverisje, asnjë anëtarësim.
– Sipas ASK-së qeveritare gjatë qeverisjes së Kurtit, mbi 200 mijë qytetarë e kanë braktisur Kosovën, ani se për filozofët e qeverisë, Kosovën po e braktisin gjyshet!
“Gropa apo vrima të mëdha këto që ky kryeministër e kjo qeveri, nuk kanë as dije, as vullnet e as kohë t’i sanojnë. Ata tash janë orientu nga zgjedhjet e radhës që janë mashtrimi i radhës”, shkroi Haradinaj.