
Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se Kosova sot është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila sipas tij shqyrton avancimin e statusit të vendit në këtë organizatë.
“Vendi ynë sot synon ta avancojë statutin nga vëzhgues në anëtar të asocuar të kësaj organizate.
Apeloj tek aleatët tanë që ta mbështesin avancimin e Kosovës në këtë organizatë, që do të ishte një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë”, tha Haradinaj.
Sipas tij, qeveritë vijnë e shkojnë por anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik.