Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Haradinaj: Bashkë t’i ndëshkojmë mashtruesit që Kosovës i sollën sanksione e regres

 
   

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ndodhet në një situatë të rëndë politike dhe kërkoi t’i jepet fund një mendësie politike, e cila vendit i solli regres dhe sanksione pas shumë vitesh liri e shtet.

Ai këto komente i bëri sot gjatë një takimi të grupit koordinues të degëve të rajonit perëndimor në Istog, ku u bisedua mbi zhvillimet politike, aspektet organizative dhe sfidat për 2024.

Haradinaj ka thënë se AAK është e gatshme për t’i dhënë fund mashtrimit që i ka bëre vendit partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje.

“Ishte konkluzion i përbashkët që Aleanca kurrë nuk ka qenë më e konsoliduar, si në aspektin organizativ e po ashtu në pozicionin e saj politik. Aleanca është e gatshme dhe e vendosur për t’i dhënë fund mashtrimit që i ka bërë vendit partia në pushtet. Kjo ndodh duke ndëshkuar mashtruesit që sot qeverisin me vendin, për të rikthyer perspektivën për një të ardhme të ndritshme dhe për t’i hapur rrugë Kosovës për integrim në NATO dhe BE”, tha ai.

Sipas tij, është koha që t’i dilet zot vendit dhe të ndëshkohen mashtruesit duke refuzuar mashtrimin e serishëm.

“Qytetari i Kosovës nuk e pranon nënshtrimin ndaj mashtruesve. Prandaj është koha që t’i dalim zot vendit, t’i ndëshkojmë mashtruesit duke refuzuar nënshtrimin dhe mashtrimin e serishëm. Jemi në një situatë kur duhet të rreshtohemi krah Kosovës dhe të ardhmes saj për t’i dhënë fund një mendësie politike, e cila Republikës sonë i solli vetëm regres dhe sanksionet pas aq shumë vitesh liri e shtet”, ka përfunduar Haradinaj.