Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj dhe Limaj sot zyrtarizojnë marrëveshjen me një tjetër partner koalicioni

 
   

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se sot do të zyrtarizojnë marrëveshjen politike me partnerin që do t’i bashkohet listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes, do të ketë konferencë shtypi nga dy liderët e koalicionit, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuara media,

Me fillim nga ora 15:00, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), koalicioni AAK-Nisma, zyrtarizojnë marrëveshjen politike me partnerin e ri që do t’i bashkohet listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, do të ketë konferencë shtypi nga dy liderët e koalicionit, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Departmenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun – AAK