Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tw cilin e ka falënderuar për kontributin që ka dhënë ai dhe Shqipëria për shtetndërtimin e Kosovës.
“Në takim lamtumirës me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi diskutuam rreth proceseve aktuale në vend”.
“Ambasadorin Minxhozi e falënderova për kontributin e jashtëzakonshëm të tij dhe të Shqipërisë në të gjithë rrugëtimin tonë të shtetndërtimit, që nga çlirimi e në vazhdimësi dhe kërkova mbështetjen e Shqipërisë edhe më tutje në proceset që i kemi përpara e që janë jetike për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj e ka dekoruar ambasadorin Minxhozi me medalje në shenjë respekti për kontributin e tij.
“Me këtë rast, në shenjë respekti për kontributin e tij si Ambasador i Shqipërisë në Kosovë, i ndava mirënjohjen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, ka përfunduar Haradinaj.