Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj: E dhimbshme që Kosova ta lejë mbrojtjen e Thaçit pa buxhet

Gjatë intervistës me Zërin e Amerikës Haradinaj flet gjerë e gjatë për situatën aktuale në Kosovë, duke e përmend edhe çështjen e Hashim Thaçit.

Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, sot u bë e ditur se ekipi i mbrojtjes së ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë, ka paralajmëruar se do të tërhiqet për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve financiare nga ana e zotit Thaçi. Ministria e Drejtësisë tha se ka kryer pagesat për avokatët me të cilët ka marrëveshje. Si mund të pasqyrohet kjo situatë në mbrojtjen e zotit Thaçi, duke patur parasysh që ju keni patur dhe një eksperiencë të ngjashme në Hagë. A mund të ketë një rrugëdalje?

Ramush Haradinaj: Në kohën time, Kosova nuk ka mbuluar asnjë shpenzim, pra shteti i Kosovës, asnjë shpenzim mbrojtës për mua, ose për kolegët e mi. Edhe herën kur isha i ndaluar në Francë, edhe pse parlamenti i Kosovës votoi një rezolutë për të mbuluar shpenzimet e gjykimit tim në Francë, megjithatë asnjëherë nuk janë paguar. Tani ka një ligj. Pra është detyrim ligjor i Kosovës për t’i mbuluar shpenzimet e mbrojtjes. Edhe unë mendoj se Kosova duhet të kryejë obligimin ligjor, pra ligji obligon Kosovën, qeverinë e Kosovës, për t’i mbuluar shpenzimet e mbrojtjes. Kjo edhe për barazinë e palëve, që i thonë. Janë dy palë. Pala që e akuzon dhe pala që mbrohet. Pala që e akuzon, në këtë rast prokuroria, gjykata, kanë buxhetin e vetë, të mjaftueshëm. Do të ishte e dhimbshme që Kosova ta linte palën mbrojtëse pa buxhet.