Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj ‘godet’ rëndë Kurtin: Si shqiptari i vetëm i liruar nga serbët, kam dyshime që…

 
   

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër Albin Kurtin, duke thënë se “vendimet e njëanshme e të pakoordinuara të Albin Kurtit me aleatët, janë shkatërrimtare për Kosovën”.

Haradinaj, ka shprehur edhe dyshime “nëse ky person, si shqiptari i vetëm i liruar nga burgu me dekret te Presidentit serb, Koshtunica, është duke i kryer obligimet që i ka marrë”.

Postimi i plotë:

Vendimet e njëanshme e të pakoordinuara të Albin Kurtit me aleatët, janë shkatërrimtare për Kosovën. Përpara se Albin Kurti ta “vrasë” dinarin serb në Kosovë, atë e ka vrarë Euro. Politika e tij populiste që mund të rrezikojë edhe jetët e pjesëtarëve të NATO-s, është sabotim e përpjekje për zhbërjen e shtetit.

Ky kryeministër është futur thellë në agjendën e Serbisë e cila për t’i demonizuar shqiptarët i ka vrarë edhe fëmijët e vet në Panda të Pejës. Po dyshoj nëse ky person, si shqiptari i vetëm i liruar nga burgu me dekret te Presidentit serb, Koshtunica, është duke i kryer obligimet që i ka marrë. Por, ia kujtoj atij e gjithë të tjerëve se Kosova ka zot dhe nuk ka qeveri të mund ta kthej mbrapa!