Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti i cili ka thënë se ai nuk e sheh Serbinë me sytë e Amerikës.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook i është drejtuar Kurtit me fjalët – “duhet qenë shumë smirëzi ta thuash këtë gjë”.
“Albin Kurti flet në emër të vetin e jo të Kosovës. Ai ka kohë që nuk e përfaqëson qëndrimin e këtij populli. Duhet të jesh shumë smirëzi të thuash “mos të presë Amerika që unë ta shoh Serbinë me sytë e saj”!
Sytë e Amerikës kanë qenë pilotët e saj që e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja, o i mjerë!,” shkroi Haradinaj.