Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë: Raporti i DASH-it është goditja më e fuqishme

 
   

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e konsideron si “goditjen më të fuqishme” për qeverinë aktuale raportin e Departamentit të Shtetit që u publikua sot.

Në një postim në Facebook Haradinaj thotë se qytetarët janë të shqetësuar nga gjetjet në raport.

Për këtë arsye ai kërkoi dorëheqjen e Qeverisë.

Postimi i plotë:

Vetëmashtrimi i Qeverisë duke krijuar tituj bombastik për fitoret e paqena kundër Serbisë e në raste të caktuara edhe kundër komunitetit ndërkombëtar, janë gënjeshtrat të cilave Qeveria ka filluar t’ju besojë edhe vetë. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën është goditja më e fuqishme që demistifikon këtë kurs të mashtrimit. Nuk besoj që ka qytetar të këtij vendi që sot nuk është i shqetësuar me gjetjet e këtij raporti në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e shprehjes, lirisë së mediave si dhe të drejtave të njeriut e plot fusha të tjera.

Raporti i DASH-it është për vitin 2023 dhe nuk ka arritur të evidentojë edhe plot dështime të tjera, përfshirë këtu edhe qindra kontrata njëburimore në vlerë prej qindra milionë eurosh. Në një situatë normale ky raport i DASH-it do të duhej t’i shërbente Qeverisë për vetëreflektim, që nënkupton dorëheqjen e saj.