Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njoftoi se Forumi Intelektual E30, nën udhëheqjen e Prof. Artan Nimanit, është bashkuar me koalicionin e tij për të realizuar transformimin e Kosovës.
Haradinaj theksoi se plani i AAK-së ofron zgjidhje konkrete për anëtarësimin në NATO, rritje të pagave dhe pensioneve, dhe mbështetje për bizneset vendore dhe eksportuese.
Ai shtoi se ky bashkim është garancia për një Kosovë më të mirë dhe më të zhvilluar.
E plotë:
Nën udhëheqjen e Prof. Artan Nimanit, Forumi Intelektual E30, i është bashkuar koalicionit tonë për të realizuar transformimin që Kosova ka nevojë.
Përballë paaftësisë së qeverisë aktuale që na izoloi ndërkombëtarisht dhe shkaktoi stagnim historik në ekonomi, ne ofrojmë plan konkret veprimi: Anëtarësim direkt në NATO, rritje të pagave dhe pensioneve, mbështetje për prodhimin vendor dhe bizneset eksportuese.
Bashkimi i përvojave tona si koalicion i njerëzve atdhetar e intelektual, është garanci për zbatimin e vizionit dhe planit për Kosovën Fituese, e cila do rris mirëqenien e secilit qytetar.