Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj: Kosovës po i bëhet padrejtësi e madhe për liberalizimin e vizave

 
   

Ish ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj, tha se Kosovës iu bë i padrejtë kërkesa për rikthim në dialog ende pa u zgjidhur sulmi terrorist i para pak javëve në veri të vendit.

Haradinaj tha se nuk është me rëndësi në këtë rast nëse një fjalim i Macronit u përkthye gabimisht apo jo.

“Pavarësisht përkthimit ose përzgjedhjes së fjalësve të sakta qoftë nga presidenti Macron qoftë nga përkthyesja mendoj që më shumë ka rëndësi konteksti në bazë të të cilit është diskutuar një proces teknik siq është liberalizimi i vizave madje në proces tashmë i mbyllur, pra në kontekstin e rikthimit të një dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe kjo për mua ishte shqetësuese do të thotë një situatë ku ne ende kemi pas gati pas tri javëve sulmin terrorist nga Serbia ne ende nuk e kemi një deklaratë të qartë qoftë nga shtetet individualisht qoftë nga Evropa, BE apo shtetet tjera NATO-ja ne ende nuk e kemi një qartësi se si e klasifikon BE një krim agresioni që e ka ushtruar Serbia vetëm pak javë më parë”, tha Haradinaj.

Andaj sipas saj në këtë situatë të flitet për rikthim në dialog dhe të kushtëzohet Kosova me një proces teknik mbi të cilin Kosova i ka kaluar mbi 90 kritere krahasuar me shtetet tjera të rajonit, sipas Haradinjat është e padrejtë.