Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj: Kryetari Ramosaj 44 herë i ka shkruar ministrit të Kurtit, nuk përgjigjet

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, deklaroi në “Pressing” se ministrat e Qeverisë Kurti po sillen sikur të ishin ministra të partisë dhe jo të Kosovës.

Daut Haradinaj tha se kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, 44 herë i ka shkruar ministrit të Kurtit, emrin e të cilit nuk e përmendi, por tha se rajonet nuk duhet të diskriminohen.

“Me konë 4 vjet në qeverisje duke i pas 3 miliardë buxhet dhe me i stopu gjithë ato projekte, edhe ato që janë fillu janë shkatërru, e mi linçu zonat e caktuara ku nuk i qeveris. Mi diskriminu rajonet e caktuara financiarisht, kjo është e papërgjegjshme. Për shembull, është kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, 44 herë i ka shkru një ministrit për një përgjigje për një temë të caktuar. 44 herë i ka shkru”, tha Haradinaj në Pressing.

Ai tha se komunat duhet trajtuar në mënyrë të barabartë.

“Po du me thanë që këta ministra nuk po e nin vetën ministra të Kosovës, këta po mendojnë që janë ministra të partisë Vetëvendosje. Sikur me qenë duke udhëheq departamente brenda partisë. Shteti i Kosovës është më shumë 51%, është 100% dhe duhet mi trajtu barabartë”, tha Haradinaj.

“Ministri del thotë nuk do të ketë autostradë në Dukagjin”, u shpreh ai.