
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka kujtuar babanë, Hilmi Haradinaj, në 6 vjetorin e vdekjes.
Ish-komandanti i UÇK-së për rajonin e Dukagjinit ka publikuar në Facebook fotografi nga nderimet që ia bënë Hilmi Haradinajt te varri i tij në Gllogjan të Deçanit.
“I përjetshëm kujtimi për ty Plak Hilmi!”, shkroi ai.
Në fotografitë e publikuara shihen anëtarë dhe të afërm të familjes Haradinaj, por nuk mungon as ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku.