Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj: Kurti e Vuçiq nuk mund t’i ikin përgjegjësisë që qoi në rrëmbimin e policëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se lirimi i tre policëve kosovarë është lajmë i mirë për familjet e tyre dhe Kosovën.

Por, ai ka thënë se kjo çështje nuk mund të mbyllet me kaq dhe se Vuçiq e Kurti nuk mund t’i ikin përgjegjësisë për arrestimin e tyre.

“Lirimi i tre policëve të Kosovës është lajm i mirë, para së gjithash për familjet e tyre por edhe për Kosovën, por kjo nuk nënkupton që kjo ngjarje mund të konsiderohet e mbyllur vetëm me lirimin e tyre. As Presidenti i Serbisë e as Kryeministri i Kosovës, nuk mund t’i ikin përgjegjësisë së tyre, e cila çoi në rrëmbimin e policëve dhe mbajtjen e tyre në paraburgim e pa asnjë faj për më shumë se dhjetë ditë. Policia e Kosovës nuk duhet të paguajë çmim për veprimet e papërgjegjshme e kalkuluese politike të regjimit në Serbi, apo të veprimeve të papërgjegjshme të qeverisë në Prishtinë, e cila çoi në rrëmbimin e policëve të Kosovës dhe mbajtjen e tyre në paraburgim e pa asnjë faj, për më shumë se dhjetë ditë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se lirimi i tyre është bërë i mundur vetëm falë ndërhyrjes së diplomacisë amerikane, prandaj gjithë falënderimi dhe mirënjohja jonë shkon për ta.