Momentalisht po zhvillohet pjesa e parë e ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Izraelit.
I pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta përcjellë ndeshjen nga afër është edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj postoi një foto në “Facebook” duke i uruar futbollistëve tanë lojë të bukur dhe fitore sot ndaj Izraelit.
“Uroj të jetë një lojë e bukur sot mes Kosovës dhe Izraelit në Stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe një fitore të djemve tanë Dardanë!
Le të tregojmë shpirtin sportiv në fushë e mikpritës jashtë saj!
Forca Kosovë!”, shkroi Haradinaj.