Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka pranuar se i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak ua ka prezantuar draftin e Asociacionit.
Sipas Haradinajt, drafti i spjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni u jep qytetarëve të komunave me shumicë serbe, dhe se në hyrje të tij, siç tha ai në hyrje të tij shpjegohet se duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuse.
Haradinaj tha se si parti do t’i japin komentet e tyre vetëm pasi të bëhet shqyrtimi i tij nga Kushtetuesja.
“Patëm mundësinë të njoftohemi me dokumentin e draft-statutit që ta lexojmë në tërësi dhe ta zhvillojmë një bisedë lidhur me hapat e mëtejmë e presin Kosovën dhe atë çka mund të pres Kosova poashtu pas implementimit të obligimeve që i ka marrë në bazë të planit franko-gjerman që është i mbështetur prej amerikanëve”.
“Sot e kemi lexuar draftin në tërësi. Drafti i shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni u jep komunave me shumicë serbe, qytetarëve që jetojnë në to. Kuptohet që çdo herë i referohet Kushtetutës dhe Ligjeve të Kosovës. Në këtë draft nuk ndryshojnë përgjegjësitë e komunave, pra Asociacioni nuk merr nga këto përgjegjësi. Komentet tona do t’i bëjmë pas shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese, pasi në hyrje shpjegohet se drafti duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, dhe të gjitha aktetet tjera, dhe çdo vendim lidhur me krijimin e Asociacionit duhet të shqyrtohet nga Ministria e Pushtetit Lokal, dhe të miratohet nga Gjykata Kushtetuese”.
“Ajo që për mu është me rëndësi, duhet ta themi hapur, me implementimin e Asociacionit Kosova e bën një hap të madh përpara, Kosova me të drejta kërkon një procedurë të shpejtë për anëtarësim në NATO”.