Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është person që shpenzon shumë para, pa i kalkuluar ato.
Kryetari i AAK-së ka thënë se nuk është person që kursehet shumë kur puna është te ushqimi, apo edhe te armët.
“Në gjithçka harxhoj. Më së paku që më dhimbset është kur jam me miq, me shoqni, me ngrenë. Nuk pritoj aty të paguajë. Për të tjerat, çdo gjë tjetër e kalkuloj. Nuk më kishin dhimbsur paratë kurrë për armë. Krejt armët e dyjesë, me i pasur paratë do t’i blija: prej aeroplanëve deri te raketat. Të gjitha do t’ia kisha dhuru Kosovës”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se blerja e dronëve për ushtrinë, procedurë të cilën e ka realizuar Qeveria Kurti, nuk paraqet ndonjë hap të madh.
“Kurti e ka humbur hapin me blerjen e dronëve. Ata janë dronë vëzhgues, s’janë asgjë tjetër”, tha Haradinaj. “Nuk i kemi ende ato armë që na duhen”.