Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj mesazh PDK-së: Kurti po synon t’ju shkatërrojë – Kështu bëri edhe me LDK-në

 
   

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka parlajmëruar partinë opozitare PDK-në, duke iu thënë se kryeministri Albin Kurti është duke tentuar t’i shkatërrojë.

Hardinaj e morri si shembull koalicionin e kaluar “Kurti 1”, ku sipas tij si pasojë LDK kishte rënë në 12 për qind të votave, për shkak të mashtrimeve dhe manipulimeve të Kurtit.

Sipas Haradinajt njëjtë po tenton edhe tash duke tentuar që PDK-në ta ndajë nga pjesa tjetër e opozitës e ta marrë afër vetes. Haradinaj theksoi se tashmë është e ditur se Kurti ka imunitet të madh kur bashkëpunon me “armiqtë e tij”.

“Ai nuk është i sinqertë, e ka gradën më të lartë të mashtruesit, është mashtruesi më i zoti që ekziston. Ju kujtohet një kohë që bëri marrëdhënie të mira me LDK-në e Isa Mustafën, përkundër cilësimeve shumë të këqija që ua kishte dhënë. Me atë dashuri e absorboj LDK-në e lëshoj në 12%. Ai i ofroi LDK-së partneritet që me të cilin e gllabëroj LDK-në. Ai e ka strategjinë si mashtrues, sot Kurti po e shkatërron PDK-në, po e synon, duke e përfshi në agjendën e vet ndaras nga pjesa tjetër e opozitës. Votuesit e PDK-së, me mëndu që janë bashkë, e nuk ka lidhje a e voton VV-në a PDK-në është strategji perfide e VV-së. PDK ka strategji, por është vërtetu që Kurti ka imunitet më të madh kur bashkëpunon me armiqtë e vet, armiqtë e Kurtit kur bashkëpunojnë pësojnë më shumë. Ka provë i ndodhi LDK-së”, tha ai.

Sipas tij PDK-ja me veprimet e tyre po e ndihmojnë Kurtin ta marrë edhe një mandatë tjetër.

“Koalicioni me Nismën është ta ndihmojë krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve. Kur e kam këtë formulu, po tre partitë, kanë formulën e qeverisjes pas zgjedhjeve atëherë çdo minut shkojmë në zgjedhje. Por njëri nga ne i ta ndihmojë Kurtin të shkojë në zgjedhje, pa një kontratë mes nesh të ditës së parë pas zgjedhjeve, është një rrezik e mundësi me ia ndihmu Kurtit edhe një mandat. Nëse njëri nga ne e bëjmë një koalicion me Kurtin si të shkojmë në zgjedhje, kur s’është e tërë opozita, atëherë shihet se uniteti ynë pas zgjedhjeve nuk ekziston”, tha ai.

Haradinaj tha se është e domosdoshme një marrëveshje paszgjedhore mes partive opozitare.

“Nuk është që nuk komunikojmë… Frika ime është që kur të kryhen zjgdhjet ne nuk kemi marrëveshje opozitare, në këtë situatë po ia bëjmë të lehtë Kurtit të ndarë, njëri i ka ndihmu me shku në zgjedhje tjerët jo, po ia bëjmë më të lehtë të bashkëpunojë me njërin nga ne, dyshimet lindin që PDK po ndihmon…”