Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Haradinaj nderon të rënët e Brigadës 137 Gjakova

 
   

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka nderuar dëshmorët e Brigadës 137 në përvjetorin e themelimit të saj.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Në ditën e themelimit të Brigadës 137, së bashku me kryetarin Ardian Gjini dhe komandantin e brigadës Agron Kryeziu nderuam dhe kujtuam dëshmorët e kësaj brigade që është krenari e UÇK-së“, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se bijtë dhe bijat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë.

“Po ashtu, një ditë më pas, data 29, përkon me rënien heroike të dëshmorëve të fshatit Shishman, të cilët i nderojmë me respekt të madh. Bijtë dhe bijat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë, që nga mobilizimi i tyre në ditët e para të luftës për çlirim. Përgjithmonë krenar që pata në krah bashkëluftëtarë si heronjtë gjakovarë. I përjetshëm kujtimi për ta”, tha Haradinaj.