Në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.
Kreu i AAK-së ka thënë se akti heroik i familjes Jashari dhe Komandantit Adem Jashari, e përforcoi vendosmërinë dhe rezistencën e popullit të Kosovës.
“Sakrifica e tyre nuk mund të shihej si një ngjarje e vetme, por si një ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë.
Akti i tyre heroik përforcoi vendosmërinë dhe rezistencën e popullit të Kosovës në rrugën drejt lirisë së plotë”, ka thënë Haradinaj.