Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi do të qëndrojë për vizitë dyditore në Kosovë.
Ai pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe liderët e partive opozitare në vend, LDK, PDK e AAK.
E, nga kjo e fundit, në takimin e nesërm me Lajçak do të jenë të pranishëm kryetari i partisë, Ramush Haradinaj dhe shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri.
Kështu ka bërë të ditur burime të medias brenda AAK-së.
Takimi pritet të mbahet rreth orës 10:30.
Përpos AAK-së, Lajçak do të takohet edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, ndërsa nga LDK në takim me të do të jetë nënkryetari Lutfi Haziri.